Mourinho ndërpret intervistën e Son: Nuk je “Lojtari i ndeshjes”

Futboll

Mourinho ndërpret intervistën e Son: Nuk je “Lojtari i ndeshjes”

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:37
Jose Mourinho

Menaxheri i Tottenhamit Jose Mourinho e ka ndërprerë intervistën e koreanit Son Heung-Min i cili po deklarohej para mediave pasi realizoi katër gola në fitoren e Tottenhamit me rezultat 2-5 ndaj Southamptonit.

Por, fakti që ishte Harry Kane ai i cili realizoi një gol dhe asistoi për katër golat e Son, duket se e ka shtyrë teknikun portugez që para kamerave t’ia thotë sulmuesit se ai nuk është “Lojtari i ndeshjes”.

“Dua të them që Harry Kane është lojtari i ndeshjes pasi realizoi një gol dhe bëri katër asistime.”, ka thënë Mourinho duke ndërprerë intervistën e Son.

Ja momenti interesant:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat