Milan dhe Man City nisin sonte sezonin e ri

Futboll

Milan dhe Man City nisin sonte sezonin e ri

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:38
Milan dhe Man City nisin sonte sezonin e ri

Milan dhe Manchester City do të zbresin sonte në fushë për herë të parë në kuadër të edicionit të ri futbollistik.

Në kuadër të Serie A, Milan dhe Bologna zbresin sonte në fushën e blertë, me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të jetë e para për ‘Rossoneri’ këtë edicion dhe ata synojnë ta nisin me tri pikë, për një start sa më të mirë.

Kurse, në Premierligë, radha do të jetë edhe për Manchester City që të nisin sezonin e ri.

‘Citizens’ luajnë në udhëtim kundër Wolverhampton Wanderers, me fillim nga ora 21:15.

Në kuadër të Premierligës sonte zhvillohet edhe një tjetër ndeshje, ajo mes Aston Villa dhe Sheffield United (19:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat