Tottenhami nuk zhvillon seancë stërvitore në Shkup para ndeshjes ndaj Shkëndijës

Futboll

Tottenhami nuk zhvillon seancë stërvitore në Shkup para ndeshjes ndaj Shkëndijës

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:36
Foto Ilustrim

Në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës, Shkëndija luan përballë ekipit të njohur anglez, Tottenham Hotspur.

Ndeshja zhvillohet të enjten (24 shtator) në Shkup, ndërsa një ditë më herët skuadra tetovare do të mbajë një konferencë për shtyp në hapësirat e stadiumit ‘Todor Proeski’, ku do të marrin pjesë trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni Egzon Bejtullai.

Ndërkohë, në njoftimin e publikuar nga KF Shkëndija, bëhet e ditur se ekipi kundërshtar nuk do të organizojë as konferencë për shtyp e as seancë stërvitore para ndeshjes në Shkup.

“Nga skuadra angleze kanë njoftuar se në Shkup nuk do të zhvillojnë seancën e paraparë stërvitore para ndeshjes, e si rrjedhojë nuk do të mbajnë as konferencë për shtyp”, thuhet në njoftim.

Për të arritur në raundin e tretë kualifikues, Shkëndija eliminoi ekipin rumun Botosani, kurse Tottenhami triumfoi përballë bullgarëve të Lokomotiv Plovdiv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat