Gjyqtarët dhe orari i javës së dytë në Superligën e Kosovës, ja kujt i besohet derbi

Futboll

Gjyqtarët dhe orari i javës së dytë në Superligën e Kosovës, ja kujt i besohet derbi

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Elita e futbollit nuk ndalet dhe vazhdon menjëherë në mesjavë me ndeshjet e xhiros së dytë, me ç’rast spikasin dy ndeshjet tejet interesante.

Në derbin e kësaj xhiro ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Selim Isufi, i cili do të shoqërohet nga asisentët e FIFA-s, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërkohë Vigan Ibërdemaj do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Derbin tjetër të javës ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, ndarjen e drejtësisë do ta bëjë Burim Jahmurataj.

Lumturije Muhadri dhe Safet Berisha do të jenë asistent, ndërkohë Isak Cerroviku si gjyqtar i katërt.

Delegimet e gjyqtarëve dhe personave zyrtare të ndeshjes janë bërë edhe për takimet Drenica – Besa dhe Arbëria – Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat