Paçarada me St. Paulin humbjen e shndërrojnë në barazim

Futboll

Paçarada me St. Paulin humbjen e shndërrojnë në barazim

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:28
Paçarada me St. Paulin humbjen e shndërrojnë në barazim

As laiku më i madh nuk do të besonte se St. Pauli në gjashtë minutat e fundit të sfidës do të shënonte dy herë (84’ e 86’) dhe humbjen e sigurtë do të shndërronte në barazim me rezultat 2:2 me Bochum-in. 

Pikë që nuk matet as me ari për St. Paulin në hapje të edicionit të ri të Bundesliga I.  
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është treguar luftarak me bashkëlojtarë deri në minutën e fundit të takimit. 

Vendasit u shtangën nga dy golat e shpejtë që pësuan në çastet e fundit.

Image

Pamje nga ndeshja

Bochum udhëhoqi me rezultat 2:0 përmes golave të Zulj në minutën e 26-të dhe Zoller (76’). Në horizont dukej gjithçka e kryer, një epërsi komode për Bochum-in, por ashtu nuk doli.

Futbollisti Kyereh në minutën e 84-të dhe në atë të 86-tën, ka realizuar golat dhe barazon rezultatin 2:2.
Paçarada është paraqitur tërë takimin. Ai në minutën e 47-të u ndëshkua me karton të verdhë. 

Djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriu, me St. Paulin e filluan me këmbë të mbarë edicionin e ri. Duhet theksuar se Paçarada gjatë kësaj vere iu bashku St. Paulit nga Sandhauseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat