Gjobitet shefi i Interit, pasi e quajti palaço presidentin e Serie A

Futboll

Gjobitet shefi i Interit, pasi e quajti palaço presidentin e Serie A

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:32
Foto Ilustrim

Kryetari i Interit, Steven Zhang, është gjobitur nga Federata e Futbollit e Italisë, për shkak se e kishte kritikuar ashpër presidentin e Serie A, Paolo Dal Pino, për mënyrën sesi ishte marrë me krizën e koronavirusit.

Zhang ishte kritik i madh i vendimit të Serie A për t’i vazhduar ndeshjet në mars, duke e quajtur palaço Dal Pinon për shpërfilljen e shëndetit publik.

Në atë kohë, liga pati vendosur që takimi i Interit me Juventusin, një ndeshje pothuajse përcaktuese në luftë për titull, duhej të zhvillohej më 8 mars dhe ky takim doli të ishte i fundit para se liga të ndërpritej përkohësisht për shkak të koronavirusit.

Zhang është urdhëruar t’i paguajë 8 mijë euro gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat