Sermaxhaj: A duhet trajnerët të premtojnë titullin?

Futboll

Sermaxhaj: A duhet trajnerët të premtojnë titullin?

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:37
Sermaxhaj: A duhet trajnerët të premtojnë titullin?

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, përmes një shkrimi, ka shtruar pyetjen: A duhet trajnerët të premtojnë titullin? 

“Trajnerët e mëdhenj premtojnë titullin ose pjesëmarrje në garat evropiane. Pra premtojnë realizimin e objektivave të klubit dhe të vet trajnerit. Natyrisht se këto premtime nuk deklarohen në opinion, por brenda stafit ku punohet po!

Në ekipet si Drita, Prishtina, Ballkani, Gjilani, Llapi, Feronikeli që funksionojnë mirë, kanë cilësi të lojtarëve dhe objektiva të mëdha, natyrisht se edhe kërkesat ndaj trajnerëve janë po ashtu të mëdha ngase investimet në një formë duhet të kthehen me realizimin e një objektivi. 

Të gjithë trajnerët premtojnë punë profesionale.. asnjë nuk deklarohet se jam këtu për të fituar titullin. Mendoj se është koha të deklarohen edhe për të tilla synime. 

Nëse një ekip evropian merr shërbimet e Pep Guardiolës, Jurgen Clopp etj, të gjithë e dijnë për çka...
Prandaj ky është dallimi i trajnerëve të mëdhenj me të tjerët!”, shkruan Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat