Futbollistët e Dritës marrin rezultatet e testit për Covid

Futboll

Futbollistët e Dritës marrin rezultatet e testit për Covid

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:56
Futbollistët e Dritës marrin rezultatet e testit për Covid

Të gjithë futbollistët dhe stafi përcjellës i kampionit të Kosovës në futboll, FC Drita, kanë rezultuar negativë pas testimit për COVID-19.

Kjo gjë është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit gjilanas, përcjell Insporti

“Klubi jonë FC Drita dje është testuar për COVID-19 në prag të ndeshjes me Legia Warsawa që do të zhvillohet në Poloni”, shkruhet në njoftim.

“Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativ. Sfida më COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshje”.

Drita do ta zhvillojë takimin e fazës së tretë në Ligën e Evropës përballë shumë herë kampionit të Polonisë, Legia Warshawas, sfidë kjo që zhvillohet të enjten.

Fituesi nga ky duel kalon në fazën e Play-off’it të kësaj gare, ku takohet kundër kampionit të Azerbajxhanit, Qarabag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat