Talenti brazilian pranë firmës me Marseillen

Futboll

Talenti brazilian pranë firmës me Marseillen

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:36
Talenti brazilian pranë firmës me Marseillen

Trajneri portugez Andres Villas-Boas prej kohësh pret një përforcim në sulm dhe drejtuesit e Marseille janë pranë afrimit të një talenti, që do të kompletonte repartin e avancuar.

Është 18-vjeçari Luis Henrique i përzgjedhuri i drejtuesve, të cilët kanë arritur akordin me Botafogon për lojtarin që mund të mbulojë çdo pozicion në sulm.

Henrique është edhe një goditje në perspektivë, duke qenë se kërkohej nga shumë ekipe, por Marseille shpejtoi bisedimet me klubin brazilian, duke arritur akordin për 10 milionë euro, ndërsa talenti 18-vjeçar do të firmosë për 5 sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat