Mesfushori shqiptar do të kërkojë ngjitjen në elitën e futbollit të Spanjës

Futboll

Mesfushori shqiptar do të kërkojë ngjitjen në elitën e futbollit të Spanjës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:39
Gomez

Futbollisti Keidi Bare do të zyrtarizohet brenda pak orësh te Espanjoli.

Mesfushori shqiptar do të kërkojë ngjitjen në elitën e futbollit të Spanjës duke ndërruar ekip, pasi ka qenë pjesë e Malagës.

Te Espanjoli e kanë kërkuar prej kohësh dhe marrëveshja është arritur. Ndërkohë ish-drejtori sportiv i ekipit spanjoll, Angel Gomez, ka treguar vlerësimin e Bares.

“Keidi Bare do të sjellë një vlerë që Espanjoli nuk e ka për momentin, dinamizmin. Ky Bare e ka këtë gjë. Ndoshta jo kualitetin e Meridës dhe Rocës, por ka dinamizmin që thyen rivalët”, u shpreh ish-drejtori sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat