Maqedonët të gëzuar për sulmuesin më të rrezikshëm të Kosovës, bëjnë senzacion: Lajmi që tronditi tifozët...

Futboll

Maqedonët të gëzuar për sulmuesin më të rrezikshëm të Kosovës, bëjnë senzacion: Lajmi që tronditi tifozët...

Nga: K.Goca Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:59
Maqedonët të gëzuar për sulmuesin më të rrezikshëm të Kosovës, bëjnë senzacion: Lajmi që tronditi tifozët...

Maqedonët shkojnë aq larg, sa e bëjnë punë të kryer çështjen e sulmuesit më të rrezikshëm të Kosovës, Vedat Muriqi,  sipas tyre nuk do të luajë me 8 tetor. 

“Vedat Muriqi, futbollisti më i mirë në Kosovë, ekip me të cilin luajmë më 8 tetor në Shkup në play-off për EURO 2021, nuk do të luajë zyrtarisht për ekipin e tij kundër Maqedonisë. 

Siç kemi paralajmëruar tashmë, ai është pozitiv në Covid-19, dhe së fundmi erdhi lajmi nga Lazio që tronditi të gjithë tifozët e ekipit të Kosovës.

Gjegjësisht, ai do të jetë së paku jashtë fushës deri në mes të tetorit. Përveç koronavirusit, Muriqi ka problem me muskuj, kështu që duhet të bëjë një pushim për të paktën një muaj.

Dhe kjo do të thotë që Kosova do të duhet udhëtojë në Arena kundër Maqedonisë në ndeshjen e saj historike pa "bombarduesin" e saj të parë dhe futbollistin më të mirë”, shkruan media maqedone “sportmedia.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat