Nuk do të luajë deri më 2021, dënimi i rëndë që rrezikon Neymar

Futboll

Nuk do të luajë deri më 2021, dënimi i rëndë që rrezikon Neymar

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:02
Foto Ilustrim

Neymar dhe Alvaro Gonzalez mund të suspendohen gjatë për veprimet e tyre gjatë ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Olympique Marseille.

Përplasja mes Neymar dhe Alvaro Gonzalez gjatë derbit në Ligue 1 mes Paris Saint-Germain dhe Olympique Marseille mund të përfundojë më së keqi për të dy futbollistët.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se të dy mund të pezullohen për tetë ndeshje, së paku.

Kjo nënkupton se braziliani dhe spanjolli nuk do të kenë të drejtë të paraqiten në Ligue 1 deri në vitin 2021.

Gonzalez dyshohet se bëri thirrje raciste në drejtim të Neymarit gjatë duelit PSG-Marseille ku braziliani u përjashtua me karton të kuq pasi kishte goditur futbollistin kundërshtar.

Por, “El Partidazo de COPE” ka njoftuar se Marseille “posedon pamje të një rasti ku braziliani ofendon rëndë në bazë racore futbollistin Hiroki Sakai”.

Andaj, Komisioni Disiplinor i Ligës Franceze është duke u marrë me rastin ku nëse shpallen fajtorë të dy mund të suspendohen mes 8 deri në 10 ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat