Atalanta vijon kompletimin e ekipit

Futboll

Atalanta vijon kompletimin e ekipit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:43
Atalanta vijon kompletimin e ekipit

Atalanta vijon merkaton për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe gjatë ditës së sotme ka arritur akordin për afrimi ne dy futbollistëve, holandezit Sam Lammers dhe kolumbianit Johan Mojica.

Sulmuesi 23-vjeçar holandez vjen nga PSV- Eindhoven dhe u prezantua zyrtarisht sot në klubin bergamask, ndërsa përshkruhet si një lojtar i fortë fizikisht, që di të kombinojë mirë edhe aftësitë teknike e taktike.

Lammers është rritur në klubin e PSV-së dhe ka qëndruar për 4 sezone në ekipin e parë, ndërsa periudhën më të mirë e ka kaluar te Herenveen në sezonin 2018-2019, ku shënoi 16 gola në 31 ndeshje.

Ndërkohë anësori kolumbian Johan Mojica luan në krahun e majtë dhe më herët ka qenë pjesë e klubit të Gironës në kampionatin spanjoll. Ai ka kryer testet mjekësore paraditen e sotme në Bergamo dhe pritet të prezantohet zyrtarisht nga momenti në moment.

Afrimi i futbollistit kolumbian i mbyll dyert spanjollit Junior Firpo, për të cilin ishte folur se pritet t’i bashkohet Atalantës. Kjo pasi futbollisti i Barcelonës luan në krahun e majtë, aty ku Gasperini ka në dispozicion Robin Gosens dhe tani edhe Johan Mojicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat