Morata kryen me sukses testet mjekësore te Juventusi, pritet zyrtarizimi

Futboll

Morata kryen me sukses testet mjekësore te Juventusi, pritet zyrtarizimi

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:10
Alvaro Morata

Alvaro Morata ka kryer me sukses të gjitha vizitat mjekësore me Juventusin dhe tani pritet vetëm nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi si lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”.

Që prej kur Andrea Pirlo u zyrtarizua si trajner i Juventusit, ai po kërkonte një qendërsulmues të ri i cili do të luante bashkë me Cristiano Ronaldon.

Largimi i Gonzalo Higuain e bëri të pashmangshme blerjen e një lojtari të ri dhe pasi dështuan me transferimin e Luis Suarez, “Bianconerët” e rikthyen vëmendjen kah reprezentuesi spanjoll i Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat