Memorial për Ali Maralushën, të enjten Liria - Kosova (veteranët)

Futboll

Memorial për Ali Maralushën, të enjten Liria - Kosova (veteranët)

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:25
Memorial për Ali Maralushën, të enjten Liria - Kosova (veteranët)

Në faqen e klubit të futbollit Liria nga Prizreni bëhet e ditur një ndeshje për nder të Ali Maralushës. 
“Memorial për Ali Maralushën!

Të enjten Liria - Seleksioni i Kosovës (veteranët)
Në kujtim të ish futbollistit dhe ish trajnerit, Ali Maralusha të enjten në Prizren, veteranët e Lirisë luajnë kundër Seleksionit të Kosovës.

Ali Maralusha, ndërroi jetë në korrik të vitit 2012 pas një sëmundje të rëndë.

Ai, ka qenë pjesë e gjeneratës së artë që në kohën e mëvetësimit të futbollit, me Lirinë u shpall kampion më 1995.
Maralusha, deri në ditën e fundit të jetës ishte trajner në KF Liria, duke qenë trajner i ekipit të parë.

KF Liria dhe opinioni sportdashës, do ta kujtoj me pietet Ali Maralushën, si një nga figurat qendrore, në historinë e klubit.
Ndeshja, fillon në ora 17.00”, njofton KF Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat