Suso: Nuk e imagjinoja një gjë të tillë

Futboll

Suso: Nuk e imagjinoja një gjë të tillë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:26
Suso: Nuk e imagjinoja një gjë të tillë

“As në ëndrrat e mia më të mirë nuk mund ta kisha imagjinuar gjithë këtë”, ka thënë Suso, i transferuar te Sevilla nga Milan-i janarin e kaluar.

Spanjolli është bërë menjëherë protagonist me fanellën e re. Mirë në kampionat, shumë mirë në Europa League të mbyllur me fitoren në finale kundër Inter-it.

Tani, një sfidë tjetër e rëndësishme: Superkupa e Europës kundër Bayern Munich. Duke folur për Marca-s, sulmuesi i krahut ka folur në lidhje me pritshmëritë e tij si dhe për disa detaje të jetës private.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë asgjë nga e gjitha kjo. As në ëndrrat e mia më të bukura”, ka thënën Suso, i cili po jeton edhe disa momente speciale jashtë fushës me lindjen e një fëmije tjetër.

“Flejmë mirë, i pari nuk na linte të pushonim”, ka thënë duke qeshur.

Duke iu kthyer familjes: “Tani jemi kthyer nga pushimet për t’u stërvitur. Kam hequr spinën për pak kohë. Kisha nevojë. Kam ruajtur fanellën dhe medaljen e  Europa League. Janë të varura në vitrinë. Jam shumë i lumtur”.

“Kur shkon në finale je shumë ië kënaqur me rrugën që ke bërë, por kur fiton je akoma më shumë”.

Tani e ka radhën Superkupa e Europës kundër Bayern Munich: “Janë të fortë, me të vërtetë. Por në këtë nivel nuk ekzistojnë ndeshje të lehta”.

“Ata kanë një lojë shumë të mirë, por edhe ne mund të përdorim armët tona. Duhet të mbrohemi mirë dhe më pas të godasim siç dimë, duke shfrytëzuar karakteristikat tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat