Leeds United shenjëstron mesfushorin

Futboll

Leeds United shenjëstron mesfushorin

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:27
Leeds United shenjëstron mesfushorin

Leeds United po shkëlqen në këto javët e para të Premier League-s nën drejtimin e Bielsas, i cili kërkon ende përforcime dhe drejtuesit janë gati të afrojnë emrat që argjentinasi dëshiron.

Për mesfushën Bielsa dëshiron një lojtar me tipare mbrojtëse.

Argjentinasi ka shënjestruar Erick Pulgar, 26-vjeçarin e Fiorentinës.

Lojtari kilian ka kontratë deri në vitin 2023 me klubin vjollcë dhe vlerësohet rreth 20 mln euro, një çmim i përballueshëm për arkën e Leedsit, ndërsa dhe vetë mesfushori ka dhënë pëlqimin për një lëvizje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat