Gjykata Sportive merr vendimin për sfidën ndaj Veronës

Futboll

Gjykata Sportive merr vendimin për sfidën ndaj Veronës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:39
Gjykata Sportive merr vendimin për sfidën ndaj Veronës

Roma e Marash Kumbullës ka humbur në tavolinë 3-0, sfidën e javës së parë të kampionatit ndaj Veronës.

Ky ka qenë vendimi i bërë publik nga Gjykata Sportive së fundmi.

Penalizimi ka ardhur për shkak të gafës së klubit verdhekuq, me mesfushorin Diavara, i cili në listën e dorëzuar Ligës, ishte përfshirë te futbollistët nën 22 vjeç, ndërkohë që ai kishte mbushur 23 vjeç në 17 korrik.

Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë Romës. Pavarësisht se ndeshja me Veronën përfundoi 0-0, vendasit siguruar 3 pikë në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat