Drenica shijon fitoren e parë, Besa mbetet pa pikë

Futboll

Drenica shijon fitoren e parë, Besa mbetet pa pikë

Nga: K.Goca Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:01
Drenica shijon fitoren e parë, Besa mbetet pa pikë

Drenica nga Skenderaj pas humbjes në kryeqytet me rezultat 3:0 nga Prishtina, kthehet në binarë dhe shijon fitoren e parë në edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. Lojë me rivalitet, ndërsa pikët mbeten në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 

Drenica ngadhënjen me rezultat 2:1 kundër Besës nga Peja.

Besa edhe pse avancoi e para nuk arriti të paktën një pikë që pas rikthimit në Superligë. 

Besa kaloi në epërsi në minutën e 33-të, duke iu falënderuar golit të De Paula.  Në minutën e 89-të, De Paula rrëzohet në zonë pas pengimit nga Zeqaj. Gjyqtari nuk akordon penallti. Protesta nga pejanët por kot.

Një minutë pa përfunduar pjesa e parë Mziu shënon nga penalltia me ndihmën e shtyllës pingule, 1:1. 

Në pjesën e dytë, Elshani realizon nga afërsia pas asistimit të Muratit, duke i siguruar fitoren e madhe Drenicës me rezultat 2:1. 

Duhet theksuar, se në minutën e 4-të, tërthorësja shpëtoi pejanët! Tahiri godet bukur nga goditja e dënimit, por për fat të Besës topi ndalet në tërthorëse. 

Drenica ngritët në vend të pestë me 3 pikë dhe Besa është e parafundit (i nënti) me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat