Akuza e rëndë

Futboll

Akuza e rëndë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:03
Akuza e rëndë

Neymar Jr. kthehet në qendër të vëmendjes për arsyet e gabuara.

Pas kartonit të kuq të marrë kundër Marseille, lojtari kishte akuzuar një kundërshtar për shprehje raciste kundrejt tij, por tani kanë dalë detaje të tjera që vënë brazilianin në pozicionin të sikletshëm.

Sipas radios spanjolle Cadena COPE lojtari i Paris Saint-Germain ka përdorur epitete raciste ndaj Sakai-t, mbrojtës japonez i Marseille. Fjalë që nëse konfirmohen mund të kenë pasoja serioze për ish-yllin e Barçës.

Neymar nuk ka bërë asnjë përgënjeshtrim për momentin, por ka shumë mundësi që të ketë zhvillime të tjera në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat