Morina: Barazimin urojani edhe Prishtinës

Futboll

Morina: Barazimin urojani edhe Prishtinës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:31
Morina: Barazimin urojani edhe Prishtinës

Pas fitores në Mitrovicë, Arbëria e Arbnor Morinës bëri edhe një paraqitje pozitive, duke ndalur kësaj radhe Prishtinën në Kastriot.

Trajneri Morina u shpreh i kënaqur me pikën e fituar.

“Një ndeshje e fortë, ku as ne dhe as Prishtina nuk arritëm ta tregojmë potencialin tonë për shkak të fushës së papërshtatshme”, deklaroi Morina për Art Sport.

“Sot pos Rusit na kanë munguar edhe dy lojtarë tjerë startues, mirëpo ata që luajtën dhanë maksimumin dhe treguan që me vullnet e dëshirë djersitin fanellën e Arbërisë”.

“Tri ndryshimet në formacion na kanë prishur strategjinë në fushë, mirëpo në përgjithësi ishte një ndeshje e fortë, e mirë”.

“Urimi për barazimin duhet t’i bëhet edhe Prishtinës, jo vetëm neve. Sepse edhe ne edhe ata deshëm tri pikët”, përfundoi Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat