Trajneri i Prishtinës paralajmëron futbollistët

Futboll

Trajneri i Prishtinës paralajmëron futbollistët

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:36
Trajneri i Prishtinës paralajmëron futbollistët

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, mendon që skuadra e tij pati mjaftueshëm raste për të fituar ndeshjen ndaj Arbërisë.

Gjithsesi, ai ka theksuar që skuadra e tij do të mësojë nga dështimi i sotëm.

“Patëm raste ta fitojmë ndeshjen, por nuk ia dolëm”, u shpreh fillimisht Ramadani për Art Sport.

“Ndeshjen nuk e filluam mirë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, mirëpo i humbëm ato”.

“Arbëria e mori atë që deshi. Një skuadër shumë e mirë me trajner me eksperiencë. Ky barazim do të na mësojë shumë. Do të nxjerrim mësime”.

“Është vetëm xhiroja e dytë. Finalizimi sigurisht që s’mund të jetë në nivelin e duhur. Më gëzon fakti që krijojmë raste”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat