Rama: Sot e fituam ndeshjen me shumë mund por me meritë

Futboll

Rama: Sot e fituam ndeshjen me shumë mund por me meritë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:40
Rama: Sot e fituam ndeshjen me shumë mund por me meritë

Drenica mundi me përmbysje Besën 2:1, në një ndeshje interesante në “Bajram Aliu” që u mbyll me përmbysjen e vendësve.

Trajneri i kuqezinjve, Fadil Rama, u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, përcjellë Olle.

“Përsëri i kemi përsëritur gabimet e bëra në ndeshjen e kaluar. Sot e fituam ndeshjen me shumë mund por me meritë. Gjithsesi, me këtë format të garave të gjitha ndeshjet janë të vështira”, deklaroi Rama për Art Sport.

“Inkuadrimi i Muratit? Ia njohim cilësitë. Kemi punuar shumë gjatë javës dhe sot na ndihmoi për të konkretizuar aksionin e golit të dytë”.

“Ndeshjen e radhës e luajmë ndaj Feronikelit, që e ka nisur shumë mirë kampionatin. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo ne do të punojmë shumë për t’u përmirësuar në këtë kohë të shkurtër që e kemi në dispozicion”, shtoi ai.

Golat në fitoren e drenicasve i realizuan Osman Mziu dhe Qemail Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat