Trajneri francez ka disa fjalë interesante për futbollin e Kosovës

Futboll

Trajneri francez ka disa fjalë interesante për futbollin e Kosovës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 19:07
Trajneri francez: Niveli i Superligës është i lartë në Kosovë

Jerome Klein ka pëuar edhe humbjen e dytë në ndeshjen e dytë në elitën e futbollit tonë.

Trajneri francez e ka vlerësuar pozitivisht nivelin e Superligës së Kosovës.

“Futbolli i Kosovës është rritur. Niveli është i lartë. Ekipet luajnë mirë dhe kjo e bën të vështirë kampionatin për klubin tim, pasi që kemi lojtarë të rinj”, deklaroi Klein për Art Sport.

“Mosha mesatare e skuadrës sime është 21 vjec, mirëpo do të mundohemi të përmirësohemi, të luajmë më mirë në ndeshjet në vijim dhe të fitojmë”.

“Shpresojmë që skuadra do të shënojë progres. Besa synon mbetjen në Superligë dhe jemi optimistë për një gjë të tillë”, shtoi ai.

Besës iu anulua një gol diskutabil pranë rezultatit 0:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat