Drita jep lajme jo të mira, i lëndohet futbollisti kryesor

Futboll

Drita jep lajme jo të mira, i lëndohet futbollisti kryesor

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:36
Drita jep lajme jo të mira, i lëndohet futbollisti kryesor

Skuadra e vetme nga Kosova që po prezantohet në futbollin ndërkombëtar, Drita ka mbajtur stërvitjen e fundit në Durrës para nisjes drejt Polonisë, ku të enjten takohet me Legian e Varshavës në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës.

Drita ka konfirmuar që kapiteni Ardian Limani ka pësuar një lëndim dhe është në dyshim për ndeshjen.

Njoftimi i klubit

Klubi jone sonte ka mbyllur diten e katert te pergaditjeve para nisjes per ne Varshave te Polonise.

Ekipi neser do te udhetoje e kompletuar nga Tirana dhe ne forme te mire fizike, me perjashtim te kapitenit Ardian Limani i cili stervitjen e fundit mori nje lendim te lehte dhe do te vendoset ne stervitjen e fundit ne Varshave se a do te jete i gatshem per ndeshje.

Klubi falenderon shume presidentin e ekipit te Skenderbeut dhe Tropikal Resort z. Ardian Takaj per kushtet e ofruara per pune dhe per korrektesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat