Wijnaldum refuzon kontratën e re nga Liverpool

Futboll

Wijnaldum refuzon kontratën e re nga Liverpool

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 08:28
Georginio Wijnaldum

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga skuadra aktuale Liverpool.

Holandezi duket shumë larg ‘Anfield’, pasi refuzoi një kontratë afatgjatë me Të Kuqtë, raporton Football Insider.

Kjo i hap rrugën largimit të tij falas verën e ardhshme, ose këtë merkato nëse një ofertë e pranueshme vjen në tavolinën e Liverpoolit.

Barcelona shihet si destinacioni i mundshëm për 29-vjeçarin, pasi trajneri Ronald Koeman është një fans i madh i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat