De Boer pritet ta marr drejtimin e Holandës

Futboll

De Boer pritet ta marr drejtimin e Holandës

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:10
Frank De Boer

Frank De Boer pritet të emërohet si menaxher i ri i kombëtares së Holandës, raporton mediumi holandez “De Telegraaf”

Ish-trajneri i Crystal Palace pritet të nënshkruajë një kontratë deri në muajin qershor të vitit 2022 dhe mund të prezantohet formalisht në fundin e kësaj jave.

De Boer erdhi si alternativë pasi dy trajnerët e mëparshëm Frank Rijkaard dhe Peter Bosz u treguan të pasuksesshëm.

De Boer në të kaluarën kishte trajnuar edhe gjigantin italian Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat