Ndërron jetë presidenti historik i SC Gjilanit

Futboll

Ndërron jetë presidenti historik i SC Gjilanit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:50
Shukri Sylejmani

Ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani, presidenti historik i klubit të Gjilanit.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sylejmani për 10 vite drejtoi me shumë sukses klubin e Gjilanit duke e dërguar në piadestalet më të larta të futbollit kosovar.

Në kohën e tij, Gjilani fitoi Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës. Gjithashtu ishte edhe tri herë të tjera në finale të Kupës së Kosovës (4 vite radhazi) dhe dy herë nënkampion i vendit.

Klubi bardhekuq ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Sylejmani gjatë ditës së sotme, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish-presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani.

Ish presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollit e sportit vendor në përgjithësi me kontributin e tijë, ku në vitet e vështira të pasluftës, ai, dha gjithqka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollit tonë.

Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre.

Prehu në paqe, President Shukri Syljemani”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat