Skuadra e Dritës është nisur drejt Polonisë gjatë ditës së sotme.
Kampionia e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen kundër Legia Warszawa të enjtën, me fillim nga ora 20:30, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës.
Megjithëse vendasit janë favorit absolut, Drita me lojën e treguar ndaj Sileksit, mund të shkaktojë befasi të radhës.
Skuadra kosovare mund të shfrytëzojë edhe problemet e fundit që ndodhën me kampionin polak, pasi shkarkuan trajnerin dhe emëruan një të ri brenda pak ditëve.
Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me ekipin azerë Qarabag, në raundin final.