Ministrja e Financave kundërshton dy kërkesat e Ligës e Profesioniste:

Futboll

Ministrja e Financave kundërshton dy kërkesat e Ligës e Profesioniste:

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:58
Ministrja e Financave kundërshton dy kërkesat e Ligës e Profesioniste:

Sporti bojkoton dhe kërkon plotësimin e katër kërkesave nga qeveria. Nga ana tjetër maxhoranca po diskuton në komisionet parlamentare, një paketë me ndryshime ligjore, sipas idesë dhe planit të saj për të kompletuar atë që e kanë deklaruar si reformimin e sportit në vend. Dje ka qenë një tjetër takim i ministres Anila Denaj në Komisionin e Ekonomisë. Sigurisht, me anë të diskutimeve “online”, për shkak të masave të ndërmarra në lidhje me pandeminë. Ajo ka dhënë komentet dhe qëndrimin e institucionit që drejton në lidhje me dy ligjet që kanë qenë dje në rendin e ditës në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Në rendin e ditës kanë qenë dy ligjet si vijon: 1. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”. 2. Shqyrtimi i projektligjit “‘Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar'”. Për secilën prej këtyre dy pikave, ministrja ka dhënë edhe komentet në të njëjtën linjë si më 15 shtator, kur edhe doli në deklaratë për mediat duke njoftuar qëndrimin mbi 4 kërkesat e Ligës.

KËRKESAT
Numri një i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në vend ka deklaruar edhe një herë mosdakordësinë e saj për dy nga kërkesat që kanë klubet e futbollit. Në fjalën e saj në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë, Denaj ka refuzuar zerimin e tatimit për të ardhurat personale që futbolli i kërkon të shtrira në një periudhë dhjetë vjeçare. Së dyti, ministrja ka refuzuar edhe uljen e TVSHsë në 6% për të gjithë aktivitetin sportiv.

“Kemi zeruar tatimin për të ardhurat personale për dy vite, por për dhjetë vite që është kërkesa e klubeve, janë shumë. Ne jemi të hapur për të diskutuar me ta. Madje, u kemi ofruar edhe skemën e sponsorizimeve. Sa i takon uljes së TVSH-së në 6%, nuk e shoh të arsyeshme. Ulja e TVSH-së në investimet private nuk është se nxit financimet në sport”, u shpreh ndër të tjera ministrja Denaj. Në këtë situatë, klubet e futbollit do të përfitojnë TVSH 6% vetëm për ndërtimet në infrastrukturën sportive, fusha, komplekse apo seli klubesh për klubet sportive në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat