Skuadra e mundshme e Atleticos me Suarezin në formacion dhe vlerat e lojtarëve

Futboll

Skuadra e mundshme e Atleticos me Suarezin në formacion dhe vlerat e lojtarëve

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:04
Luis Suarez

Luis Suarez është shumë pranë kalimit te Atletico Madridi, sidomos pasi klubi madrilen e lejoi largimin e Alvaro Moratas te Juventusi.

Uruguaiani nuk është pjesë e planeve të Ronald Koeman te Barcelona, i cili i ka thënë që të gjejë klub tjetër.

Dhe ndërkohë që marrëveshja është drejt finalizimit, Transfermarkt ka bërë një formacion se si mund të luajnë Los Rojiblancos në sezonin 2020/2021.

Krahas Suarezit, në skuadër ndodhet edhe Yannick Carrasco, i cili u konfirmua si lojtar i përhershëm i Atleticos.

Aty ndodhet edhe mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, për të cilin spekulohet se do t’i bashkëngjitet ekipit të Diego Simeones.

Njëherësh, Transfermarkt në publikimin e vet i ka përfshirë edhe vlerat e lojtarëve në këtë njëmbëdhjetësh. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat