Suarez gati të zyrtarizohet tek Atletico

Futboll

Suarez gati të zyrtarizohet tek Atletico

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:15
Suarez gati të zyrtarizohet tek Atletico

Telenovelës “Luis Suarez” po i vjen fundi. Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, detyrohet të bëjë prapakthehu, largimi zyrtar i uruguajanit është çështje orësh.

Pas një takimi mes avokatit të lojtarit dhe drejtuesve “blaugrana”, ngjarjet morën një kthesë 180 gradë: Suarez është gjithnjë e më pranë Atleticos së Madridit.

33-vjeçari është gati t’i japë fund përvojës së tij të jashtëzakonshme te Barcelona, skuadër me të cilën ka fituar gjithçka.

Atletico nuk do të paguajë asnjë qindarkë në arkat e “blaugranave” si dëmshpërblim, por nëse gjatë dy sezoneve të ardhshme do të kualifikohet në çerekfinale të Championsit me Suarezin në organikë, Barça do të përfitojë një bonus prej 2 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat