Zogaj do ta drejtojë ndeshjen Mura - PSV

Futboll

Zogaj do ta drejtojë ndeshjen Mura - PSV

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:44
Bekim Zogaj

Gjyqtari më i mirë shqiptar nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, do ta drejtojë ballafaqimin e rrethit të tretë kualifikues në Europa League në futboll, mes skuadrës sllovene Mura dhe gjigantit holandez PSV.

Zogaj është caktuar asistent i parë, ndërsa gjyqtar kryesor është Sandro Scharer. 

Ndeshja zhvillohet nesër në orën 19.00 në stadiumin Fazanerija (Murska Sobota).

Gjyqtarët që drejtojnë takimin janë Sandro Scharer, asistentë Bekim Zogaj, Jonas Erni dhe gjyqtari i katërt Fedayi San, të gjithë nga Zvicra.

Është edhe një sprovë tjetër për gjyqtarin tonë të shkëlqyer Zogajn, që ta drejtojë një sfidë shumë të rëndësishme evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat