Çmim i lojtarit të vitit: De Bruyne, Lewandowski e Neuer në listë të ngushtë

Futboll

Çmim i lojtarit të vitit: De Bruyne, Lewandowski e Neuer në listë të ngushtë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:01
Foto Ilustrim

UEFA do të zgjedh edhe lojtarin e vitit 2020, pas listës së publikuar për trajnerin e vitit.

Shtëpia e futbollit evropian njoftoi pak çaste më parë se Hansi Flick, Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsmann janë në listë të ngushtë.

Sipas listës së ngushtë prej lojtarësh, aty gjenden, Kevin de Bruyne i Manchester Cityt dhe dyshja e Bayern Munichut Robert Lewandowski e Manuel Neuer.

Sulmuesi polak cilësohet si favoritë për të fituar këtë çmim të madh, fal golave rekord që ka shënuar në të gjitha garat ku ka luajtur.

Në Bundesligë, DFB Pokal dhe në Ligën e Kampionëve, Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë.

Për fat të keq, polaku nuk do të mund të fitojë edhe Topin e Artë, që është anuluar nga France Football shkaku i coronavirusit që ndërpreu futbollin për tre muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat