Sulmuesi i Prishtinës: Megjithëse shënova, isha i pafat në tentimet tjera

Futboll

Sulmuesi i Prishtinës: Megjithëse shënova, isha i pafat në tentimet tjera

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:37
Sulmuesi i Prishtinës: Megjithëse se shënova, isha i pafat në tentimet tjera

Qendërsulmuesi i Prishtinës, Oto John, dje me Arbërinë ka shënuar golin e 15-të me fanellën e Prishtinës dhe golin e dytë rresht në dy ndeshjet e para të sezonit të sapo nisur.  Klubi i futbollit Prishtina si mysafire barazoi me rezultat 1:1 me Arbërinë e Dobrajës së Madhe, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.   

“Ishte ndeshje zhgënjyese, sepse ne i patëm mundësitë të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli. Ende kemi shumë ndeshje për të zhvilluar dhe kemi pikë për të marrë dhe duhet të përqendrohemi për ndeshjet e radhës. 

Është e vërtet që përveç golit pata edhe tre tentime tjera drejt portës, por isha i pafat, por shpresojë që në të ardhmen të jem edhe më efikas. 

Ndërsa po ashtu jam i lumtur që e nisa sezonin me gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola tjerë për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet që i ka ekipi ynë”, tha John për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat