​Real Madrid, i gjithë klubi rezulton negativ nga COVID-19

Futboll

​Real Madrid, i gjithë klubi rezulton negativ nga COVID-19

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:15
​Real Madrid

Real Madridi ka njoftuar se asnjë lojtar, e as ndokush nga stafi teknik nuk ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Të martën u raportua se mesfushori Martin Odegaard rezultoi pozitiv pas barazimit pa gola ndaj Real Sociedadit.

21-vjeçari mori pjesë në stërvitjen e së martës dhe ishte në kontakte të afërta me lojtarët e Sociedadit në fundjavë.

Sidoqoftë, sot, Real Madridi ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se të mërkurën që askush nga ekipi nuk ka rezultuar i infektuar nga ky virus.

“Real Madridi komunikon se pas testeve për COVID-19 të lojtarëve dhe të gjithë stafit, askush nuk ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat