Rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes

Futboll

Rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:19
Rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes

Rrufeja lëndoi 14 futbollistë adoleshentë gjatë ndeshjeje në Zvicër.

Në takimin e zhvilluar dje në Saint Gallen midis të rinjve të Abtvilit dhe Musterlingenit, u regjistrua një rrufe e fuqishme në orën 08:40.

Shkarkimi i energjisë ka shkaktuar lëndimin e 14 futbollistëve, 3 prej të cilëve ndodhen në spital.

Lajmi i mirë është se gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

Ndërhyrja e shpejtë e 6 ambulancave ndihmoi në rehabilitimin e shpejtë të futbollistëve adoleshentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat