Formacionet Llapi – Gjilani

Futboll

Formacionet Llapi – Gjilani

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:26
Formacionet Ballkani – Feronikeli, Llapi – Gjilani

Ditë e mrekullueshme për meraklitë e futbollit kosovar pasi që sot na presin dy ndeshje mjaft të zjarrta në kuadër të xhiros së dytë.

Në Suharekë, Ballkani do t’i bëjë konak skuadrës së Feronikelit. Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve bindëse në xhiron e parë.

Ballkani arriti të triumfojë si mysafir i Besës, kurse Feronikeli e deklasoi ekipin e Gjilanit.

Kurse, ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do ta pres nënkampionin e Kosovës, Gjilanin.

Për Llapin kjo ndeshje do të jetë debutuese për sezonin e ri, pasi që në xhiron e parë është shtyrë ndeshja Drita – Llapi. Kurse, Gjilani në këtë ndeshje vjen pas humbjes së thellë si mysafir i ‘Niklit’.

Llapi – Gjilani, 16:00

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Idrizi, Prençi, Haliti, Alban Ramadani, Arbnor Ramadani, Selami, Shabani, Peposhi, Veliu, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikac. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Burim Jahmurtaj, Lumturije Muhadri, Safet Berisha, Isak Cerroviku

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat