Lulaj “blindohet” nga Kukësi

Futboll

Lulaj “blindohet” nga Kukësi

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:28
Lulaj “blindohet” nga Kukësi

Kukësi mendon për të tashmen dhe të ardhmen. Klubi verilindor ka vendosur të zgjatë kontratën me mbrojtësin Bruno Lulaj, që do ta mbajë veshur fanellën blu të nënkampionëve të Shqipërisë deri në vitin 2022. Duket se trajneri Skënder Gega e konsideron pjesë të rëndësishme të projektit të tij, ndaj klubi ka vendosur ta “blindojë” me kontratë dyvjeçare futbollistin e ditëlindjes 1995.

Njoftimi i Kukësit

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Bruno Lulaj për rinovimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera!

Mbrojtësit 25-vjeçar i përfundoi kontrata këtë verë dhe pas një diskutimi me drejtuesit e klubit, u vendos për rinovimin e saj edhe për 2 sezone të tjera!

Lulaj u afrua te Kukësi verën e shkuar ku zhvilloi 31 ndeshje në Kategorinë Superiore, nga të cilat 15 prej tyre si titullar. Në Kupën e Shqipërisë, Lulaj gjeti dy herë rrugën e rrjetës! Suksese Bruno!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat