​Oto John: Barazimi me Arbërinë ishte zhgënjyes

Futboll

​Oto John: Barazimi me Arbërinë ishte zhgënjyes

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:37
​Oto John

Qendërsulmuesi i Prishtinës John dje me Arbërinë ka shënuar golin e 15-të me fanellën e Prishtinës dhe golin e dytë radhazi në ndeshjet e para të sezonit.

Ai ka deklaruar se barazimi i djeshëm në ballafaqim me Arbërinë 1:1 nuk ishte i mirëseardhur.

“Ishte ndeshje zhgënjyese, sepse ne i patëm mundësitë të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli. Ende kemi shumë ndeshje për të zhvilluar dhe kemi pikë për të marrë dhe duhet të përqendrohemi për ndeshjet e radhës.”

“Është e vërtet që përveç golit pata edhe tre tentime tjera drejt portës, por isha i pafat, por shpresoj në të ardhmen të jem më efikas. Ndërsa po ashtu jam i lumtur që e nisa sezonin me gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet”, tha John për faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat