Inzaghi merr edhe një tjetër portier të Shqipërisë

Futboll

Inzaghi merr edhe një tjetër portier të Shqipërisë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:43
Inzagi merr edhe një tjetër portier të Shqipërisë

Inzagi ka bërë zgjedhjen sa i përket sezonin të ardhshëm për portierin e tretë të Lacios. Guido Guerrieri mbërriti te Salernatina në huazim, ndërsa fillimisht u përmend se do të ishte Marius Adamonis që do të kishte vendin pas Strakoshës dhe Reinës.

Por trajneri i Lacios ka vendosur për të marrë portierin tjetër të Shqipërisë, Marko Alian, shkruan sportekspres nga Tirana.

Arsyeja kryesore për mbërritjen në këtë vendim është mosha 20-vjeçare e gardianit që e lejon të luajë edhe me U-22, ndryshe nga Adamonis. Për më tepër Alia shfaq edhe një potencial të madh që mund të rritet përkrahë dy portierëve me cilësi.

Thomas Strakosha pritet të jetë zgjedhja e parë e Inzagit edhe për këtë sezon. Por në ndryshim nga kampionati që lamë pas, nëse gardiani i Kombëtares tanë do të bëjë një nga gabimet “e zakonshme”, menjëherë do të ulet në stol dhe mundësia do t’i jepet Pepe Reinës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat