Imobile: Është momenti më i bukur i karrierës time

Futboll

Imobile: Është momenti më i bukur i karrierës time

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:45
Imobile: Është momenti më i bukur i karrierës time

Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile tregon se realizoi një ëndërr personale kur mori çmimin e “Këpucës së Artë”. Imobile shënoi 36 gola sezonin e kaluar dhe ndihmoi Lacion të rënditej në vendin e katërt duke u kualifikaur në Champions për herë të parë pas 13 vitesh.

“Këpuca e artë ishte qëllimi im, një ëndërr personale. I shkova shumë pranë disa vite më parë, por për shkak të një dëmtimi e humba mundësinë time. Këtë vit, Covidi u përpoq të më ndalte por e dija se shokët e mi do më ndihmonin në çdo mënyrë. Është momenti më i paharrueshëm në karrierën time individuale.

Ky është momenti më i bukur i karrierës time.

Kombëtarja është ëndërra e çdokujt dhe kur veshë atë fanellë duhet të shijosh të gjitha emocionet që të jep. Të veshësh ngjyrat e kombit tënd është krenari”, tha Imobile për radio “Esercito”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat