Morata ka një mesazh për Juventusin dhe tifozët!

Futboll

Morata ka një mesazh për Juventusin dhe tifozët!

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:01
Alvaro Morata

Alvaro Morata tashmë është një futbollist i Juventusit dhe kthehet aty ku u konfirmua vite më parë dhe kur Pirlon e kishte shok skuadre, ndërsa sot e gjen trajner…

Sulmuesi spanjoll bëri disa deklarata për kanalet zyrtare të Juventusit: “Të jesh përsëri te Juventus është një ndjenjë e mrekullueshme për mua, gjithmonë kam qenë i lidhur me klubin bardhezi. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të stërvitem me shokët e mi të skuadrës. Aventura ime e parë në Torino ishte e mrekullueshme, jam i bindur që tani jam më mirë. Jam rritur dhe do të jetë përsëri një rrugë e bukur”.

Çfarë më shtyu të pranoja Juventusin?

“Unë jam gjithmonë i gatshëm për Juventusin, ky është një klub i madh dhe një familje. Kur je në një vend që ndihesh si në shtëpi, është gjithmonë mirë të kthehesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat