Buzëqesh Andrea Pirlo, merr lajmin e madh nga Dybala

Futboll

Buzëqesh Andrea Pirlo, merr lajmin e madh nga Dybala

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:34
Paulo Dybala

Andrea Pirlo mund të buzëqeshë. Paulo Dybala, pasi është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në sfidën Juventus-Lyon, të luajtur në fillim të gushtit, është përsëri në dispozicion të bardhezinjve. 

Ylli argjentinas, i cili ka qenë në “infermieri” për më shumë se një muaj, po stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, duke kompletuar kthimin në grup.

Ekzaminimet klinike, të cilave “Joya” iu ishte nënshtruar pas dëmtimit, kishin treguar një zgjatim të muskulit “rectus femoris” të kofshës së majtë.

Dybala e la fushën i pamundur gjatë natës së mallkuar në “Allianz Stadium”, në të cilën Juventusi u përshëndet me Champions-in, i eliminuar nga OL në ndeshjen e dytë të 1/8 finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat