Dhunoi me shufër hekuri partneren e tij, klubi pranon të firmosë me futbollistin e dënuar me burg

Futboll

Dhunoi me shufër hekuri partneren e tij, klubi pranon të firmosë me futbollistin e dënuar me burg

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:59
Dhunoi me shufër hekuri partneren e tij, klubi pranon të firmosë me futbollistin e dënuar me burg

Tifozët e klubit anglez Selbi Taun kanë sulmuar klubin e tyre pasi mësuan se skuadrës së tyre do t’u bashkohej një lojtar i dënuar me burg për dhunë të rëndë ndaj ish-patneres së tij.

Sulmuesi Ris Tompson është bërë shkak që tifozët e klubit të Selbi Taunit të kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij.

Në vitin 2019, ai u dënua me burg për dhunë të tmerrshme ndaj ish-partneres së tij Daniela Tomas. Sipas ekspertiëz, 26-vjeçari e kishte goditur me shufër hekuri në brinjë, shkaktoi thyerje të nofullës dhe i theu xhamin në kokë.

Në shkurt të 2020-ës, ai u arrestuar sërish vetëm 1 muaj pasi kishte dalë nga burgu teksa ishte tallur me vendimet e gjykatës.

Klubi i Selbit fillimisht refuzoi të firmoste me lojtarin, por më pas pranoi t’i jepte një shans të dytë.

Kjo sjellje e klubit ka irrituar tifozët e skuadrës inferiore angleze, të cilët e kanë konsideruar vendimin e fundit “neveritshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat