Mirlind Daku si i çmendur, het-trik për fitoren e Ballkanit 

Futboll

Mirlind Daku si i çmendur, het-trik për fitoren e Ballkanit 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:10
Ballkani

Mirlind Daku është shndërrua si një makineri golash! Ai në dy ndeshjet e para të elitës së futbollit të Kosovës, ka shënuar dy herë nga tre gola! 

Daku është hero i fitores së Ballkanit me rezultat 3:2 kundër Feronikelit nga Drenasi, në kuadër të javës së dytë, që u  zhvillua në Therandë.

Kryendeshja e javës së dytë i takoi skuadrës nga Theranda, duke e mposhtur ‘Niklin’. 

Në minutën e 6-të, Daku shënon nga afërsia, 1:0. 

Në minutën e 24-të, sërish Daku, si “buldozer”, shënon nga afërsia pas asistimit të Krasniqi, 2:0 . 
Në minutën e 63-të, Daku kompleton het-trik-un. Ai me dinakërinë e tij shënon për rezultatin 3:0. 

Feronikeli zgjohet vonë nga gjumi dhe ka shënuar dy herë përmes futbollistit Marclei (85’ e 88’). Minutat e fundit dramë, por Feronikeli nuk e realizon golin e barazimit.
Ballkani prinë në tabelë me 6 pikë, Daku është lider i shënuesve me gjithsej 6 gola, ndërsa Feronikeli renditet i katërti me 3 pikë.

Sa pikë ka Ballkani aq gola ka shënuar Daku, kjo është e mahnitshme. 
Ismet Munishi, kryetrajner i Ballkanit, është i lumtur për fitoren e skuadrës së tij, ndërsa në javën e parë në Brestovik e mundën me 4:1 Besën, kurse Feronikeli nuk e tregoi shkëlqimin e  javës së kaluar kur e mposhti me 4:0 Gjilanin. 

Superliga e Kosovës 
Ballkani-Feronikeli    3:2
Llapi-Gjilani    0:1
Drenica-Besa    2:1
Arbëria-Prishtina    1:1
Drita-Trepça '89 u shty

Tabela
1. Ballkani    2    2    0    0    7:3    6
2. Prishtina    2    1    1    0    4:1
3. Arbëria    2    1    1    0    3:1    4
4. Feronikeli    2    1    0    1    6:3    3
5. Drenica    2    1    0    1    2:4    3
6. Gjilani    2    1    0    1    1:4    3
7. Drita    0    0    0    0    0:0    0
8. Llapi    1    0    0    1    0:1    0
9. Trepça ’89    1    0    0    1    0:2    0
10. Besa    2    0    0    2    2:6    0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat