Mezani: Musolli ka luajtur pa asnjë stërvitje

Futboll

Mezani: Musolli ka luajtur pa asnjë stërvitje

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:36
Mezani: Musolli ka luajtur pa asnjë stërvitje

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në takimin ndaj Llapit sot.

Ai theksoi që kjo ishte përgjigje e mirë pas humbjes ndaj Feronikelit 4:0.

“Një fitore e madhe, fitore e merituar. Futbollistët edhe sot nuk kanë luajtur ashtu sic ne duam të luajmë. Përsëri kanë bërë gabime, por janë të kuptueshme”, deklaroi Mezani për Art Sport.

“Ishte një përgjigje e mirë e skuadrës pas humbjes nga Feronikeli. Përgjithësisht luajtëm mirë dhe luftuam shumë”.

“Musolli ka luajtur pa asnjë stërvitje. Ai ka ardhur sot direkt në ndeshje. Mendoj që është një futbollist që do ta rritë cilësinë e futbollit kosovar. Edhe neve sigurisht që do të na ndimojë shumë”, shtoi Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat