Munishi: 90 minuta duhet me luajtë me përgjegjësi

Futboll

Munishi: 90 minuta duhet me luajtë me përgjegjësi

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:49
Munishi: 90 minuta duhet me luajtë me përgjegjësi

Ballkani ka mundur Feronikelin 3:2, në një ndeshje që kishte fund tejet emocionues në Suharekë.

“Het-triku” i Dakut krijoi përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Ballkanin, por Maclei shënoi dy gola në minutat 85’ dhe 89’ duke rihapur ndeshjen.

Në fund takimi mund të mbyllej edhe 3:3 sikur Carioca të tregohej më i saktë me kokë, përcjellë “Olle”.

“Ekipi pati rënie të lojës. 90 minuta duhet me luajtë me përgjegjësi dhe duhet t’i zbatojmë detyrat”, u shpreh Munishi për Art Sport.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve”.

“Analizat më të thella duhet t’i mbajmë brenda klubit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat