Klubet angleze, në garë për Milikun

Futboll

Klubet angleze, në garë për Milikun

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:55
Arkadiusz Milik

Sulmuesi polak i Napolit është bërë objektiv i klubeve të Premierligës. Atë e duan Fulhami e Newcastle, kurse paraprakisht e pëlqeu edhe Tottenhami

Arkadiusz Milik po pëlqehet me të madhe nga klubet evropiane.

Sulmuesi polak është bërë objektiv mbi të gjitha i klubeve angleze.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se futbollisti i Napolit ka rënë në radar të klubeve të Premierligës, Fulham dhe Newcastle.

Ndërkaq, në garë për sulmuesin e rrezikshëm është edhe Tottenhami.

26 vjeçarin paraprakisht e kërkonte edhe Roma në Itali, por palët nuk arritën marrëveshje.

Napoli synon ta shesë përfaqësuesin polak për 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat