Arsenali po zhvillohet pa Ozilin

Futboll

Arsenali po zhvillohet pa Ozilin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:23
Arsenali po zhvillohet pa Ozilin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se skuadra e tij është duke u zhvilluar dalëngadalë pa Mesut Ozilin.

Ozil nuk e ka luajtur asnjë minutë për Arsenalin që prej se futbolli u rikthye pas pushimit të detyruar në qershor dhe as nuk është ftuar madje në skuadrat e Artetës për tri ndeshjet e para të sezonit të ri.

Pasi e nisi fushatën e re me dy fitore radhazi në Premierligë, trajneri i Arsenalit bëri ndryshime të mëdha për ndeshjen e së mërkurën mbrëma në Carabao Cup, ku e mposhti Leicester City-n, por prapëseprapë Ozil s’u ftua fare.

I pyetur për mungesën e 31-vjeçarit pas fitores 2:0 kundër Leicesterit, Arteta tha: “Ekipi po zhvillohet, mund ta vëreni nivelin që po e arrin. Këtu qëndrojmë për momentin. Ne duam të zhvillohemi edhe më shumë dhe të luajmë më mirë për të garuar më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat